Si të rikthesh fotot e fshira nga nga Iphone
Për shumë njerëz, fotografitë janë përmbajtja e vetme më e rëndësishme në iPhone. Pra humbja e fotove tuaja mund të jetë diçka katastrofike.
Lajm i mirë është se edhe nëse fshini aksidentalisht disa ose të gjitha fotot tuaja, ka disa mënyra për t’i kthyer ato.
Aplikacioni i fotove ka një opsion për fotot e fshira nga ku ju mund të riktheni fotot tuaja , afati kohor është 30 ditë . Nëse kalojnë më shumë se 30 ditë ju mund t’i riktheni fotot nga ITunes ose ICloud nëse e keni aktivizuar opsionin.
Për të mbajtur fotot e siguruara ju duhet të aktivizoni ‘backup’in kështu ato ruhen automatikisht.
Nëse keni instaluar Dropbox ose OneDrive në telefonin tuaj, mund t’i riktheni fotot nga kopja origjinale ose aplikacioni mund ta kryejnë këtë shërbim për ty.
Problemi i vetëm qëndron tek memoria sepse çdo aplikacioni i nevojitet memoria kështu që ju duhet të sakrifikoni aplikacione të panevojshme në mënyrë që të shpëtoni fotot tuaja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.