Siguria ushqimore dhe respektimi i masave mbrojtëse – AKU kryen rreth 400 inspektime në të gjithë vendin
Trupat inspektuese të AKU-së kanë realizuar 386 inspektime dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19 në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve janë dhënë këshillime dhe orientime për plotësimin e dokumentacionit të sigurisë ushqimore, ashtu edhe në zbatimin e përpiktë të Protokollit të Sigurisë.
Sipas AKU bazuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 37 mostra për monitorimin e qumështit, ashtu edhe në perime për monitorim pesticidesh.
AKU është e pranishme çdo ditë në terren, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.