Skema mashtrimi për TVSH dhe falsifikime- Policia e Shtetit arreston dy persona
Mesa duket, Plani Operacional kundër informalitetit ka dhënë efektet e para edhe në zbatueshmërinë e ligjit, por edhe në kapjen e skemave mashtruese.
Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy persona në Tiranë dhe ka caktuar masën “Arrest në burg”. Shtetasi me iniciale R.SH, 61 vjeç falsifikonte vula, stampa dhe formularë si dhe krijonte skema mashtruese lidhur mbi tatimin e vlerës së shtuar.
Gjithashtu, Policia e Shtetit arrestoi në flagrancë edhe shtetasin me iniciale F.S, 33 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Materialet e sekuestruara nga Policia i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.