Sondazhet në Britani: Populli nuk e përkrah kandidatin për kryeministër Boris Johnson
Perceptimet e publikut për Boris Johnson janë përkeqësuar në dy javët e fundit pas zbulimeve rreth jetës së tij private, me një shumicë të qartë të votuesve që shprehen se ai do të ishte një kryeministër shumë i keq, sipas një sondazhi të ri.
Një sondazh nga YouGov zbuloi se rivali i Johnson-it, Jeremy Hunt, është favoriti i qartë publik për të zëvendësuar Theresa May si kryeministër. Të dy rivalët vinë nga Partia Konservatore, e cila ka shumicën në parlament.
Në përgjithësi, 41% e votuesve thanë se do të preferonin Huntin si kryeministër, krahasuar me vetëm 29% të cilët thanë Johnson. Po në të njëjtin sondazh, 25% e elektoratit shprehet se Boris do të ishte një kryeministër i mirë, përkundrejt 58% të tyre që shprehen se ai do të ishte një kryeministër i keq.
Në të kundërt, kandidati Hunt preferohet më shumë, duke u rritur me 10 pikë vetëm në dy ditë.
Rënia në pëlqyeshmërinë e Johnson vjen si pasojë e një skandali me të dashurën e tij Carrie Symonds javën e kaluar, konflikt që u desh ndërhyrja e policisë për ta zgjidhur. Gjatë kësaj fushate, Johnson është akuzuar gjithashtu për shmangie të disa aparencave nëpër media dhe shmangie të debateve publike.
Sondazhi i YouGov zbuloi se vetëm 14% e elektoratit e konsideron Johnson si një njeri të sinqertë dhe me moral të mirë. Megjithatë Johnson ende mbetet më i preferuari në Partinë Konservatore dhe mbështetësit e thekët të saj, pasi konsiderohet si një person që mund të udhëheqë më mirë procesin e Brexit, sesa rivali i tij Hunt.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.