‘Spastrohet’ Ministria e Jashtme – Cakaj largon nga puna 20 punonjës
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj njoftoi shkarkimin e mbi 20 punonjësve të Ministrisë së Jashtme duke thëne se nuk përmbushin kushtet ligjore apo profesionale për kryerjen e objektivave që qeveria ka.
“Në këto 77 ditët e punës time në krye të këtij institucioni unë kam mbledhur një grup të posaçëm pune për të shqyrtuar hollësisht cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar. Pas kësaj ndërmarrje te kujdesshme sot unë jam me ju të ndaj faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore dhe as kushtet minim profesionale për kryerjen e kësaj qeveria e lere me ambicien e kësaj qeveria dhe vizionin e kryeministrit Rama për ta çuar ne lartësinë e merituar përfaqësimit ndërkombëtar të Shqipërisë. Po ashtu, një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen menjëherë për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës dhe jo sipas inercionit të së shkuarës. Fillimisht ju informoj se numri I të prekurve nga kjo iniciativë reformatore do të shkojë përmbi 20.” –tha Cakaj.
Gjithashtu, Cakaj vlerësoi memorandumin e ri politik të hapjes së dyerve të shtetit për të rinjtë ekselentë të vendit dhe e konsideroi një avantazh të madh qe duhej shfrytëzuar me patjetër për të ripërtërire në mënyrë thelbësore e përmbajtjesore administratën e shtetit. Pikërisht për këtë arsye Cakaj tha se vendet vakante të krijuara nga vala e pastrimit ishin të hapura.
Në mbyllje të fjalës së tij, ministri tha se mbështetur në shembullin e 373 ekselentëve që janë bërë pjesë e administratës në përputhje me frymën e paktit për universitetin, ftonte të gjithë të interesuarit potencial për të aplikuar për vendet vakante në shërbimin diplomatik dhe se aplikacionet e tyre do të trajtoheshin me transparencë të plotë dhe do të gjykohen sipas meritës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.