“Spiunët”, asnjë denoncim korrupsioni! Helsinki: ”Ka hezitim, ligji nuk po zbatohet”/ Ambasada amerikane: ”Kallzoni abuzuesit!”
Megjithëse është miratuar prej tre vitesh, ligji për sinjalizuesit e korrupsionit apo bilbilfryrësit nuk është zbatuar fare në terren, pavarësisht se janë ngritur strukturat që duhet ta implementojnë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar zbatimin e tij në 11 ministri, nga ku ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë rast sinjalizimi. Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit Erida Skëndaj, tha se, në të kundërt të rastit të gjyqtarëve e prokurorëve, ligji për sinjalizimin e të korruptuarve në administratë nuk ka dhënë rezultate.
I pranishëm në tryezën për ligjin mbi sinjalizuesit e korrupsionit, përfaqësuesi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë Brian Beckman tha se lufta ndaj korrupsionit mbetet prioritet, dhe nënvizoi se ligji për bilbilfryrësit është i mirë në letër por nuk po zbatohet në terren.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.