“Starbucks” do të mbyllë 8 mijë kafene për një ditë për të trajnuar stafin kundër racizmit
“Starbucks”, i përfshirë në polemika mbi paragjykimet racore, do mbyllë më 8 000 kafene në pronësi të saj në SHBA me 29 maj për të kryer trajnime për stafin kundër racizmit.
Gjiganti i kafesë do të udhëzojë pothuajse 175 000 punëtorë në dyqanet dhe zyrat e korporatës, duke përdorur një program trajnimi që do të bëhet pjesë e procesit të kontabilitetit për punonjësit e rinj, tha kompania në një deklaratë.
Njoftimi ka ardhur pas një ‘incidenti’ që nisi më 12 prill në një nga kafenetë e “Starbucks”, në Filadelfia, ku dy burra me ngjyrë u kërkuan të largoheshin nga dyqani. Ata u arrestuan nga policia pasi refuzuan të largoheshin me pretekstin se po prisnin një mik.
Protestuesit kanë mbyllur kafenenë, ndërsa CEO i “Starbucks”, dhe kryetari ekzekutiv i tij udhëtoi për në Filadelfia në një përpjekje për të qetësuar situatën.
Nuk është hera e parë që “Starbucks” ka mbyllur kafenetë për një iniciativë gjithëpërfshirëse të trajnimit në kompani. Kështu, në vitin 2008 mbylli rrjetin e kafeneve për tre orë për të udhëzuar punonjësit se si të krijojnë një filxhan kafeje më të mirë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.