Taksa e pronës, zbardhet strategjia – Do të nisë të zbatohet në 61 bashkitë nga tremujori i dytë 2020
Taksa mbi pronën do të nisë të aplikohet në të gjithë territorin duke nisur nga tremujori i tretë i vitit 2020, ndërkohë që në këtë moment Qeveria do të ketë edhe një sistem të përmirësuar elektronik për mbledhjen me efektivitet të saj. Scan ka zbardhur Strategjisë Sektoriale të Menaxhimit të Financave Publike 2019–2022, ku përcaktohen hapat që do ndjekë ky dikaster bashkë me njësitë vendore për futjen në fuqi të taksës mbi pronën sipas vlerës së zonës mbi ndërtesat, ashtu si dhe mbledhjen e saj.
Sipas afateve kohore të parashikuara nga Ministria, Ligji mbi taksën e Pronës do të jetë aprovuar nga Parlamenti përpara tetorit të vitit të ardhshëm, periudhë në të cilën do të zhvillohet edhe Versioni i dytë i sistemit IT të taksës së pronës me funksionalitet e CAMA-s i përmirësuar.
Në tremujorin e fundit të vitit 2020 është parashikuar një fushatë e dendur in formuese në mënyrë që Tatimpaguesit të bëhen të vetëdijshëm se taksa e bazuar në vlerën e tregut mbi ndërtesat do të zbatohet. Po në këtë hapësirë kohore, duhet të jetë përfunduar trajnimi i stafeve të të gjitha bashkive për të bërë të mundur vjeljen me efektivitet të saj. Paralelisht do punohet edhe për krijimin e hartës me zonat e vlerave për ndërtesat në të gjitha bashkitë.
Aktualisht taksa e pronës mblidhet në disa prej qyteteve kryesore në vend dhe llogaritet 0.05% e vlerës së saj, e cila ndryshon në varësi të zonës ku ajo ndodhet, ndërsa për biznesin, niveli i taksës është 0.15% e vlerës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.