Pakti tregtar Kinë-SHBA – Trump: Do të kemi ceremoni të nënshkrimit. Marrëveshja ka përfunduar!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai dhe homologu kinez Xi Jinping, do të zhvillojnë një ceremoni ku do të nënshkruhet marrëveshja tregtare e fazës së parë, që u ra dakord më herët gjatë muajit.
“Do të kemi një ceremoni të nënshkrimit”, tha Trump, duke shtuar se marrëveshja ka përfunduar dhe aktualisht po përkthehet. Përfaqësuesi i tregtisë në Shtetet e Bashkuara, Robert Lighthizer, ka thënë më herët gjatë muajit se negociatorët nga të dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshjen tregtare në javën e parë të Janarit.
Përfaqësuesit e ministrisë së Jashtme në Kinë, bënë të ditur se të dy vendet ndodhen në kontakt. Pekini nuk ka konfirmuar ende komponentët e detajuar të marrëveshjes, që janë publikuar nga zyrtarët amerikanë. Autoritetet kanë bërë të ditur se detajet do të bëhen publike pas nënshkrimit zyrtar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.