Tatimet bllokojnë biznese të njohura në Durrës, Dhërmi e Tiranë
Subjektet që ushtrojnë aktivitet ekonomik në zonat turistike vijojnë të mbeten në fokus të kontrolleve të Strukturave të Hetimit Tatimor dhe të Zbatimit. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, inspektorët e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror kanë marrë masa me bllokim të aktivitetit të bizneseve të njohura në Tiranë e Durrës e Dhërmi.
Nga të dhënat e raportuara nga DPT, në Durrës janë penalizuar katër subjekte kryesisht për moslëshim të kuponit tatimor, hera e dytë, ndaj të çilëve është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
Ndërkohë, gjatë aksionit të ushtruar në Dhërmi, po ashtu është penalizuar një subjekt po për mos lëshim të kuponit, hera e dytë, ku inspektorët kanë vendosur bllokimin e tij për një muaj. Ndërsa, për subjektin me vendodhje në Yzberisht, Tiranë, i çili ka rezultuar i paregjistruar në organet tatimore, është marrë masa bllokim i aktivitetit deri në regjistrim si subjekt i TVSH-së.
Subjekti hotel-restorant “Aragosta” me vendondodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike
– Subjekti restorat “4 Stinët” me vendndodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
– Subjekti “Zgara Polski” me vendndodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
Ndërsa nga ana e strukturave të Zbatimit, pranë DPT-së u morën masat si më poshtë vijojnë:
-Subjekti “Havana” me vendndodhje në Dhërmi penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
-Subjekti “Bunkeri Blu Gumeninca” me vendndodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
-Subjekti “Oltion Nika” me vendndodhje Yzberisht, Tiranë, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokim deri në regjistrim si subjekt i TVSH-së”,
Ndërkohë, Administrata Tatimore fton subjektet që ushtrojë aktivitetin në sektorin e turizmit që të respektojnë detyrimet ligjore, ndërsa njoftojnë se do të vijojnë kontrollet në çdo biznes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.