Të gjithë po vendosin një lodër pellushi në dritare, ballkone e vende të tjera! Misioni njerëzor i kësaj fushate
Banorët e “Beauty Point” në Australi kanë nisur një fushatë që është bërë virale në rrjetet sociale dhe po gjen përkrahje në shumë vende.
Fushata emërtohet “Teddy Bear in the Window” e “Teddy Bear Hunt” dhe mund të merret pjesë përmes vendosjes së çfarëdolloj lodre pellushi në një vend të hapur, dritare, ballkone, kuti postare, gardhe, stola publikë apo stacione autobuzi.
Fushata ka si synim të gëzojë fëmijët gjatë periudhës së karantinës që është vendosur për të frenuar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.