Të njihen pensionet me Italinë! – Protestë përpara Ambasadës Italiane: Po na diskriminoni!
Një grup pensionistësh kanë protestuar përpara Ambasadës Italiane, duke kërkuar nga shteti fqinj që të njihen njihen pensionet për emigrantët shqiptarë përmes një marrëveshje, ashtu sikurse është vepruar edhe me vende të tjera. Apeli i është bërë ambasadorit të Italisë në Shqipëri.
Ndërsa një pjesë e pensionistëve, në bazë të ligjit në fuqi, kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga rezidenca për të përfituar pension për vitet e punës në shtetin fqinj. Kjo gjë është cilësuar si padrejtësi.
Aktualisht njihen pensionet me 8 shtete dhe marrëveshja e fundit është nënshkruar me Kanadanë. Ndërsa me Italinë, ku regjistrohen mbi 500 mijë emigrantë, prej të cilëve gjysma janë të punësuar, ende nuk është bërë asnjë hap.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.