“Të rritet 5% prodhimi minerar”- Plani 3-vjeçar, në ‘lojë’ 76 zona, pas shumë vitesh do ketë kërkime të reja për krom
Ka hyrë në fuqi programi i veprimit 3-vjeçar 2019-2021 në sektorin minerar, i cili parashikon një rritje të produktit vjetor deri në 5% në vit.
Vendimi i Këshillit të Ministrave, që orienton zhvillimin e sektorit për këtë periudhë është publikuar në Fletoren Zyrtare, ndërsa përveç rritjes së prodhimit, kërkon shfrytëzim racional të rezervave minerare dhe miradministrim të kësaj pasurie kombëtare.
Referuar vendimit, zhvillimi i aktivitetit minerar në 3 vitet e ardhshëm do të fokusohet në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizuar.
Në bazë të programit parashikohet hapja e procedurave konkurruese për shfrytëzimin e76 zonave minerare. Ndërkaq, programi 3-vejcar parashikon edhe zhvillimin e kativitetetit të kërkim-zbulimit në 132 zona minerare, kryesisht për mineralin e kromit, por edhe të bakrit apo arit.
Planifikimi për kërkime të reja të kromit mund të cilëoshet një hap pozitiv, për sa kohë autoritetet kanë pranuar se prej më shumë se 7 vjet nuk ka kërkime të reja për këtë mineral.
Ndërkaq, vendimi i qeverisë kërkon zhvillimin e veprimtarive minerare, duke përdorur teknologji bashkëkohore, që të parandalojnë dëmtimet mjedisore, shkarkimet në mjedis etj., mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe mjedisit si dhe zhvillimin e këtij aktiviteti me ndikim minimal në panoramën dhe relievin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.