Tetor ‘i nxehtë’ për spanjollët në Shqipëri/ Rritja më e lartë e hyrjeve në vend
Shqipëria ka mirëpritur qindra spanjollë më shumë këtë tetor, krahasuar me tetorin e vitit 2018. Sipas raportit më të fundit të Instat mbi lëvizjen e shtetasve, rritjen më të madhe të hyrjeve në Shqipëri përgjatë muajit të dhjetë të vitit, e ka shënuar Spanja.
Referuar këtyre të dhënave, hyrja e shtetasve spanjollë në Shqipëri në tetor 2019 është rritur me 62.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Në tetor 2019, Shqipëria pati 1 mijë e 393 hyrje të shtetasve spanjollë, ndërsa në tetor 2019, ‘vizitat’ arritën në 2 mijë e 262.
Kjo tendencë në fakt, duket të jetë ndjerë përgjatë gjithë vitit, pasi edhe periudha janar- tetor 2019 ka shënuar rritje të hyrjes së shtetasve nga Spanja, me 15.4%
Në 10 mujorin e parë të vitit 2018, në Shqipëri pati 23 mijë e 611 hyrje nga Spanja, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit pasardhës, ‘check- in’-et spanjolle ishin 27 mijë e 245.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.