Thyen “Shtetrrethimin” për makinat – Policia penalizon shkelësit
Në njoftimit e sotëm të Policisë së Përgjithshme Rrugore gjatë ditës së sotme me fillimin e shtetrrethimit në orën 6:00 janë bllokuar nga Policia mbi 10 raste si në Tiranë ashtu edhe në Durrës për mos disponim të dokumenteve të posacme për të lëvizur në rrugë me makina private.
“Të gjithë personat që nuk janë të pajisur me autorizimin e akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të procedohen në bazë të Kodit Rrugor për shkelje të rregullave të qarkullimit,” bën me dije Policia.
Gjithashtu Drejtori i Qarkullimit Rrugor, ka njoftuar se janë vendosur 15 pika kontrolli në Tiranë për të evidentuar personat me histori udhëtimi nga Italia ose Greqia të cilat janë në bashkëpunim të ngushtë edhe me Policinë Ushtarake.
Gjatë ditës së sotme është bërë e mundur edhe transporti normal i personelit të institucioneve të shëndetit publik me autobusa shtetëror, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.