Titujt ekonomikë të gazetave, 15 Janar 2018
PANORAMA
Pensionet e fshatit, si do ndryshojë skema – Ministri i Financave tregon dy ndryshimet në skemën e pensioneve të fshatit. Ahmetaj: Ndërgjegjësim derë më derë, ose rishikim të pagesave mujore
Ngrin dëmshpërblimi për të përndjekurit, trashëgimtarët që s’do marrin paratë – Ndryshimet ligjore, kategoritë që mund të përjashtohen
MAPO
Reforma në drejtësi – Gara për KLP-në nga Shoqëria Civile, Kuvendi rrëzon ONM
Mashtrimi me telenovelën – “Portin e Shëngjinit ia kemi lënë Kosovës”
Konflikti politik mund të cënojë trendin pozitiv të rritjes ekonomike këtë vit – Intervista me Prof. Dr. Adrian Civici, President i UET
SHQIPTARJA.COM
Bashkëqeverisja, Raport, Ministrat më të kritikuar dhe të suksesshëm – Qeveria ‘Rama 2’, numri i ankesave të qytetarve sipas ministrive
Kuvendi përplaset me ONM për kandidatët e KLP – Sekretari i Përgjitshëm i Kuvendit rifut në garë dy emra nga lista e zezë e ONM-së për Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Ish-të dënuarit politikë – Qeveria diskuton rreth vazhdimit të pagesës së të përndjekurve – Ahmetaj: Kemi debat për përfitimin nga trashëgimtarët e brezave 2-3
SHEKULLI
Banorët e Verrisë kundër inceneratorit të plehrave: Veç vdekja na largon që këtu
Nisin punimet në projektin ambicioz të FSHF-së – “Shtëpia e Re e Futbollit” do të përbëhet nga ambiente moderne që do të rrisin cilësinë e futbollit shqiptar dhe parashikohet të përfundojë pas 18 muajsh
GAZETA SHQIPTARE
Ish-të përndjekurit, 12 mijë përfitues rrezikojnë dëmshpërblimin – Qeveria ngrin fondin, rishikim të skemës, trashëgimtarët që “digjen” – Ahmetaj: Të paguhet kush nga familjarët ka vuajtur nga regjimi komunist
Të dypunësuar, skema e re për pagesën e kontributeve – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon udhëzuesin për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore – Ja rastet kur paguan kontribute në të dyja punët
Alarmi, mjeku: Ka mungesa të theksuara të herceptinës, medikamentit që trajton kancerin
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.