Titujt ekonomikë të gazetave, 23 maj 2017
SHEKULLI
-Pronat, lekët për 570 pronarët;
-Fondi 420 milionë lekë/ Agjencia përfundon procesin e shqyrtimit të dosjeve për subjektet;
-Të gjithë përfituesit nga procesi i kompensimit financiar duhet të paraqiten pranë ATP-së;
-Ish- të përndjekurit, 10 ditë afat për të tërhequr paratë;
-Ministria e Financave publikon emrat e trashëgimtarëve dhe bën apel për t’u paraqitur për tërheqjen e parave;
SHQIPTARJA.COM
-Biznesi, optimist për marrëveshjen e politikës. Bllokimi i dialogut dhe bojkoti parlamentar krijoi situate shqetësuese për sipërmarrjen shqiptare;
-Procedurat, nga data 1 Maj dogana nis aplikimin e deklarimeve on-line;
-BE: Kujdes me kontratat me koncesionin shtet-privat, Reformat/ Shqipëria duhet të administrojë më mire rreziqet;
-Ish të përndjekurit që kanë gati këstin. Ish të dënuarit që kanë gati këstin. Ish të dënuarit që u kanë mbetur lekët në bankë dhe me problemet në dosje;
MAPO
-Financimet e BE/ Shqipëria, përfituesja e parë e projekteve për turizmin e mjedisin;
-BE: Vlerësoni rreziqet e koncesioneve dhe borxhin e bashkive;
-INSTAT: Shtrenjtim rekord i çmimeve të ushqimeve;
-Dhoma e Tregtisë: Pas marrëveshjes vëmendja tek ekonomia;
PANORAMA
-Lista e përfituesve/ Pronat, hapen aplikimet për fondin 3.5milionë USD. ATP hap procedurat për kompensimin e pronave;
-Lista me 530 familjet në 4 qarqe që ndajnë 3.5 milionë USD. Ja dokumentet që duhen;
GAZETA SHQIPTARE
-ATP: 417 milionë lekë për tokat e zëna nga ndërtimet informale;
-Përfituesit në të gjithë vendin, ja kur mund ta dorëzoni formularin-tip;
-Konferenca për prokurimet, rektori: Fokusi të jetë ekonomia reale;
-Rritja ekonomike të reflektohet te mirëqenia e qytetarëve;
-ATP/ Publikohet lista me dosjet nga viti 1993-2016 që presin kompensim. Ish-pronarët, 24 mijë dosjet në shqyrtim;
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.