Kuvendi miraton ndryshimet në kabinetin qeveritar
Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi votoi të hënën dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe gjashtë ministrave të qeverisë dhe emërimin e zëvendësuesve të tyre, të propozuar nga Partia Demokratike.
Ledina Mandia do të jetë zëvendëskryeministre, Dritan Demiraj ministër i Brendshëm, Helga Vukaj ministre e Financave, Xhuljeta Kërtusha ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gazmend Bardhi ministër i Drejtësisë, Arben Beqiri ministër i Shëndetësisë dhe Mirela Karabina ministre e Arsimit dhe Sportit. Kush janë ministrat e rinj? Kliko këtu.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.