Trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare, FSHF: Zyrtarizimi i emrit, çështje orësh
Trajneri i ardhshëm i ekipit kombëtar do të konfirmohet zyrtarisht në orët në vijim.
Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku thuhet se vazhdojnë intensivisht negociatat për trajnerin e ardhshëm të ekipit kombëtar të futbollit.
“Asgjë për momentin nuk është zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociatat e tij me kandidatët përkatës për trajnerin e skuadrës përfaqësuese të futbollit. Në orët në vijim do të konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF për drejtimin e pankinës Kuqezi të Kombëtares. Nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit në orët në vazhdim do të behet publike çdo gjë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.