Transparenca financiare e universiteteve – Mjekësia, më hermetiku ndërsa ai i Elbasanit më i korruptuari
Universitetet në Shqipëri janë hermetike ndaj të dhënave financiare. Në një intervistë për televizionin SCAN kreu i “Qëndresa Qytetare” Rigels Xhemollari radhit nga 5 universitet e marra në studim, Universitetin e Mjekësisë si institucioni më pak transparent lidhur me buxhetin, pagat, shpërblimet dhe mënyrën se si shpenzohen të ardhurat e mbledhura nga tarifat e studentëve.
Vetëm pak ditë më parë, të rinjtë e organizatës “Qëndresa Qytetare” prezantuan një platformë e cila u vjen në ndihmë studentëve për denoncuar rastet e abuzimeve në universitete. Nisma vjen pas rezultateve të nxjerra nga studimi për korrupsionin në këto institucione. Nga anketimi i 277 studenteve në fakultete të ndryshme të këtyre universiteteve rezulton se Universiteti me nivelin më të lartë të korrupsionit ishte ai i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” i ndjekur nga Universiteti i Tiranës dhe ai i Durrësit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.