Trump ‘shënjestron’ Herman Cain – A do të bëhet pjesë e FED?
Herman Cain, është duke u shqyrtuar nga Presidenti Donald Trump për një vend në Bordin e Rezervës Federale.
Cain, 73 vjeç, ish-shefi ekzekutiv i kompanisë Godfather’s Pizza, i cili kandidoi në zgjedhjet e Republikanëve për president në 2012, ishte në Shtëpinë e Bardhë në një takim për të diskutuar për çështjen në fjalë. Dy vende në bordin e Fed janë të lira, por nominimi i Cainit ngre perspektivën e një seance dëgjimore të Senatit të fokusuar në ngacmimet seksuale dhe akuzat për tradhti, të cilat pavarësisht mohimeve, i dhanë fund fushatës së tij presidenciale. Trump ende nuk ka marrë një vendim. Caini ishte gjithashtu duke u shqyrtuar edhe për poste të tjera të mundshme të qeverisë.
Këshilltari i lartë ekonomik i presidentit, Larry Kudlow, tha se Shtëpia e Bardhë do që guvernatorët e Fed, “të cilët e kuptojnë se mund të ketë rritje të fortë ekonomike pa qenë nevoja e inflacionit më të lartë.” Caini ka një kohë të gjatë karrierë në korporatat dhe është gjithashtu i njohur me sistemin e Rezervës Federale. Nga viti 1992 deri në 1996, ai shërbeu si drejtor i Bankës Federale të Rezervave të Kansas City, si dhe zëvendëskryetar dhe pastaj kryetar.
Vitin e kaluar, Trump sulmoi vazhdimisht Kryetarin e Rezervës Federale të SHBA, Jerome Powell për ngritjen e normave të interesit dhe Bloomberg News raportoi muajin e kaluar se presidenti e kishte diskutuar edhe për ta pushuar atë. Një mënyrë që presidenti mund të ndikojë drejtpërdrejt në politikën monetare është përmes emërimeve në bordin e Fed, edhe pse kushdo që ai zgjedh duhet të konfirmohet nga Senati.
Powell gjithashtu tha se ekonomia amerikane do të rritet me një “ritëm të ngadaltë” këtë vit. Cain tërhoqi vëmendjen kombëtare kur ai u kthye në një forum për reformën e kujdesit shëndetësor në një debat me presidentin Bill Clinton në vitin 1994. Ai është diplomuar në College Morehouse dhe mori një diplomë master nga Purdue. Cain mund të konsiderohet për poste të tjera të larta qeveritare. Megjithatë ai refuzoi të komentojë nëse Trump po e konsideronte për punën në fjalë.
Burimi:Bloomberg
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.