Trump vendos veton – Kthen vendimin bipartizan të Kongresit për heqjen e emergjencës
Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi veton e tij të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë, duke bllokuar masat që kaluan në Kongres të cilat do ti jepnin fund deklaratës së Trump për gjendjen e emergjencës në kufirin me Meksikën.
Kjo çështje është kthyer në kryefjalën e presidencës së Donald Trump, pasi prej kohësh ka shkaktuar një përplasje të madhe në vend, e madje çoi në mbylljen e qeverisë amerikane këtë fillim-vit për thuajse 2 muaj. Bllokimi i gjendjes së emergjencës në kufi, në fakt është votuar edhe me votat e disa republikanëve në kongres. Për këtë arsye, Trump ishte i detyruar të vendoste veton e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kongresi ndërkohë ka fuqinë që të hedhë poshtë veton e Presidentit dhe nuk dihet se si mund të shkojnë gjërat tashmë që disa republikanë kanë votuar kundër presidentit. Vota bipartizane në kongres është një shuplakë për Donald Trump dhe vendimin e tij për të anashkaluar Kongresin duke marrë paratë e destinuara për programe të tjera në mënyrë që të financojë për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.