Turizmi natyror – Ministri Klosi: Tomorri, pjesë e projektit “100 fshatra turistikë”
Një javë pas operacionit të ndërhyrjes për ndalimin e shkatërrimit të Malit të Tomorrit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi iu bashkua grupit të të rinjve në ecjen sportive. Ata mbollën rreth 300 pemë, në shenjë simbolike për rikthimin e Parkut Natyror të Tomorrit në destinacion turistik dhe historik.
Fshati Qafë – Dardhë, pranë Malit të Tomorrit, do të jetë pjesë e “100 fshatrave turistikë”, nismë që ka marrë tashmë mbështetjen buxhetore të qeverisë në kuadrin e zhvillimit turistik të vendit.
Një javë pas operacionit të ndërhyrjes dhe marrjes së masave për ndalimin e shkatërrimit të Malit të Tomorrit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi iu bashkua grupit të të rinjve në ecjen sportive. Klosi deklaroi se vendi do t’i kthehet zhvillimit të turizmit duke bërë ftesë për ta vizituar.
Pas ecjes në shtegun turistik drejt kalasë së Tomorrit, ministri Klosi dhe të rinjtë mbollën rreth 300 pemë, në shenjë simbolike për rikthimin e Parkut Natyror të Tomorrit në destinacion turistik dhe historik.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.