TVSH 6% për ushqimin – Agrobizneset propozim të ri për qeverinë
Agrobizneset i kanë propozuar qeverisë që të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar si në shitje dhe në blerje në nivelin 6 për qind për produktet bujqësore dhe ushqimore bazike, me argumentin e uljes së kostove për qytetarët dhe harmonizimin me legjislacionin fiskal të vendeve europiane.
Po ashtu, një tjetër shqetësim i pazgjidhur për agrobizneset është ulja e rimbursimit në masën 6 për qind në fund të vitit që kaloi, gjë që sjell një kosto prej rreth 100 milion eurosh në vit.
Sipas agrobizneseve, kjo masë do të sjellë ulje të fuqisë blerëse, rritje të importeve për shkak të uljes së konkurrueshmërisë së prodhimit vendas dhe uljen e prodhimit industrial.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.