Ujësjellës i ri për Dukatin, Tragjasin e Radhimën – FSHZH: Ja kur fillon ndërtimi, përfitojnë mbi 6 mijë banorë
Projekti përfundimtar për ndërtimin e ujësjellësit që do të furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë Dukatin, Tragjasin dhe Radhimën të Njësisë Administrative Orikum është gati.
Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që është edhe zbatuesi i projektit, përfitues të këtij investimi janë më shumë se 6 mijë banorë të këtyre zonave. Punimet për ndërtimin e këtij ujësjellësi janë planifikuar të fillojnë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasin për 12 muaj.
Më shumë se 80 për qind e popullsisë do të lidhen me rrjetin e furnizimit me ujë 24 orë. Ndërkohë, sipas FSHZH-së, pas ndërtimit dhe vënies në funksion, ujësjellësi do të mirëmbahet nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.