UK-Albania Tech Hub: Hapen aplikimet për të gjitha start-up në Shqipëri
Agjencia e Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka njoftuar se UK-Albania Tech Hub për të tretin vit radhazi jep mbështetjen e saj në bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e teknologjisë.
Në faqen zyrtare të AIDA është publikuar lajmi se janë hapur aplikimet për të gjithë StartUp-et në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në datën 18 tetor 2019.
Synimi i UK-Albania Tech Hub është të lehtësojë partneritetet në teknologji midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Raundi i tretë i këtij programi, do të nisë në nëntor duke përfshirë 20 StartUp-e me potencial më të lartë zhvillimi, të cilët do të marrin pjesë në një seri workshop-esh dhe trajnimesh në Tiranë.
Sipas njoftimit, pjesëmarrësit do të monitorohen për zhvillimin e ideve të tyre nëpërmjet praktikave dhe ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar. Pas përfundimit të kësaj faze, trajnimet do të vazhdojnë në Londër për të vazhduar eksplorimin e mundësive dhe lidhjeve me investitorët, klientët e mundshëm, ekspertët dhe rrjetin e fushës së teknologjisë, thuhet në mesazhin e publikuar nga AIDA.
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.