Ulen humbjet e energjisë në rrjet – OSHEE: Pavarësisht bilancit negativ, u ul dhe numri i ankesave të abonentëve
Pavarësisht bilancit negativ me të cilin u mbyll vitit 2019, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike raporton arritje të objektivëve në drejtim të reduktimin të humbjeve të energjisë në rrjet, ankesave të abonentëve dhe rritjes së pagesave të faturave të energjisë elektrike.
Sipas të dhënave zyrtare, niveli i humbjeve të energjisë në rrjetin elektrik arrit në 21.79%, apo 2.16% më pak në raport me vitin 2018.
Ndërkohë që, Operatori i Shpërndarjes arkëtoi 2 miliard lekë më shumë se një vit më parë nga faturat e energjisë, duke arritur shumën prej 67.82 miliard lekë. Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara numri i ankesave nga ana e abonentëve u regjistrua në 36513 apo 7.5% më pak se viti 2018.
Ndërkohë që, më herët kompania e ka konsideruar të ulët numrin e ankesave në raport me numrin e faturave që lëshohen çdo muaj.
Megjithatë, viti 2019 u mbyll me një humbje prej 7.7 miliard lekësh, sipas parashikimit të performances financiare të kompanisë.
Rritja e kostos se blerjes së energjisë elektrike per shkak të thatësirës është treguesi kryesor që ka ndikuar në humbjen e pritshme pavarësisht masave të marra per uljen e kostove operacionale të shoqërisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.