Ulet paga mesatare në tremujorin e tretë 2021/ Shqiptarët u paguan me rreth 300 lekë më pak se në tremujorin e dytë
Paga mesatare bruto në Shqipëri, për tremujorin e tretë të këtij viti, shihet të ketë pësuar rënie krahasuar me tremujorin e dytë. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, paga mesatare bruto ishte 56 710 lekë në muaj.
Sipas të dhënave të Instat, paga mesatare për vitin 2021, në tremujorin e tretë është regjistruar në 56 435, duke rënë me 0.5%. Nëse do ta krahasojmë ndryshimin e pagës me tremujorin e dytë të vitit aktual, sipas aktiviteteve, shohim se më shumë se gjysma e tyre kanë pësuar rënie të pagës. Rënia më e madhe prej 9.9% vërehet në aktivitete financiare të sigurimit, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni….(Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!)
SIU – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.