Unaza e Madhe, vijon vlerësimi i objekteve – ARSH: Janë vlerësuar 82% e totalit të dokumenteve të dorëzuara
Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon procesin e vlerësimit të banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës. Ditën e sotme u krye vlerësimi për 10 objekte të tjera, kryesisht disakatëshe.
Nga përllogaritja edhe e objekteve të verifikuara më parë, sipas ARRSH-së, deri më tani janë vlerësuar 82% e totalit të atyre që kanë dorëzuar dokumentet pranë këtij institucioni.
Ndërkohë, pritet që procesi i verifikimit të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të gjithë banorët që depozitojnë dosjet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.