Nuk e dini datën e lindjes tuaj? Zvicra e zgjidh këtë problem

Njerëzit të cilët nuk e dinë ose nuk mund të verifikojnë datën e lindjes përballen me një sërë sfidash, si rezervimi i fluturimeve ose dhomave të hoteleve online. Ky problem do të marrë zgjidhje në Zvicër: nga viti i ardhshëm, “1 janari” do të futet në këto pasaporta.
Kjo situatë vlen për rreth 800 njerëz në Zvicër, tha Departamenti Federal i Drejtësisë. Këta janë zakonisht emigrantë, dokumentet e të cilëve mbahen nga vendi i tyre i lindjes dhe janë të pamundura për t’u marrë.
“Qeveria po ofron një zgjidhje të shpejtë dhe pragmatike për qytetarët e prekur që kanë probleme në banka, zyra postare apo kur udhëtojnë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.
Deri më tani, seksioni i lindjes në dokumentet e tilla ka shënuar 00/00 dhe viti i lindjes, për shembull 00/00/76 – një praktikë e cila krijoi një problem në kontrollet kufitare dhe madje edhe kur bëhen blerje online.
Ministria e Drejtësisë tha se do të ndryshonte bazën ligjore deri në fund të vitit.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.