UNESCO merr vendimin drastik/ Autoritetet lejuan ndërtime, qyteti hiqet nga lista e ‘Pasurive të Njerëzimit’
Qyteti i Liverpulit në Mbrëtërinë e Bashkuar ka humbur statusin ‘Pasuri e njerëzimit’ nga Unesco.
Sipas BBC, shkak janë bërë zhvillimet urbanistike përgjatë portit dhe lungomares. Në mbledhjen e mbajtur nga Unesco në Kinë, përfaqësuesit e organizatës kanë vendosur që të vijojnë procedurat e heqjes së qytetit nga lista e pasurive të njerëzimit, duke u bërë kështu rasti i tretë që prej vitit 1978.
Më herët, Unesco i kishte paralajmëruar autoritetet e Liverpulit se zhvillimet urbanistike, përfshirë ndërtimi i stadiumit të ri të Everton, do të sillte një humbje të pakthyeshme të karakteristikave të zonës.
Liverpuli ishte njohur si pasuri e njerëzimit nga Unesco në vitin 2004, duke i njohur impaktin historik dhe arkitektonik të zonës portuale, të lidhur me traditën tregtare të qytetit britanik.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.