UNESCO thotë se logo e saj po përdoret për trafikim të paligjshëm të veprave të artit
Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, ka paralajmëruar që emri dhe logoja e saj janë falsifikuar në mënyrë të paligjshme në dokumente për të lehtësuar trafikimin e paligjshëm të pasurive kulturore afrikane.
UNESCO beri thirrje për “vigjilencë” pasi mori raporte të shumta për mashtrime të tilla dhe raste ku emri i saj ishte duke u përdorur për të vërtetuar vlerën monetare të koleksioneve. Trafikantët ndonjëherë përdornin kartela të rreme biznesi me emrat e zyrtarëve nga agjencia me qendër në Paris, tha ajo.
UNESCO tha që shumica e viktimave të mashtrimit janë në Francë, kanë lidhje me vendet afrikane që flasin frëngjisht dhe besojnë se janë të njohur me praktikat lokale.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Audrey Azoulay tha: “Trafikimi i paligjshëm i pronave kulturore është një plagë fitimprurëse globale, në shumicën e rasteve të lidhura me forma të tjera të krimit të organizuar, përfshirë financimin e terrorizmit.” UNESCO thotë se po konsideron të ndërmarrë veprime juridike.(AP)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.