Universiteti zviceran pretendon se ka vendosur rekord të ri për numërimin e ‘Pi’
Një universitet zviceran tha se kishte vendosur një rekord të ri botëror për llogaritjen e numrit Pi në 62.800 trilion dhjetëshe. Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Graubünden tha se kishte arritur rezultatin duke përdorur një kompjuter me performancë të lartë që punoi për 108 ditë dhe nëntë orë.
Universiteti thotë se rekordi i ri u llogarit rreth 3.5 herë më shpejt se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 2020, i cili llogariti Pi në 50 trilion vende dhjetore. “Është pothuajse dy herë më i shpejtë se rekordi i vendosur nga Google në 2019,” shtoi një deklaratë.
Studiuesit në universitet thonë se do të zbulojnë rezultatet e plota vetëm pasi rekordi të jetë i certifikuar nga Libri i Rekordeve Guinness. Por universiteti në Zvicrën lindore ka thënë se dhjetë shifrat e fundit të Pi janë “7817924264”.
Pi është numri me të cilin diametri i një rrethi duhet të shumëzohet për të marrë perimetrin e tij. Është e pamundur të dihet vlera e saktë sepse numri i vendeve dhjetore është i pafund, por njohuritë për numrin përditësohen vazhdimisht falë ardhjes së kompjuterëve të fuqishëm.
Ndërsa disa entuziastë përpiqen të kujtojnë Pi me qindra ose mijëra shifra, shumica e njerëzve priren të bëjnë llogaritjet duke përdorur vlerën e Pi si 3.1415927. (EN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.