Vaksina e gripit, falas – Përfshihen edhe fëmijët 2-5 vjeç, Manastirliu: Janë shpërndarë 138 mijë doza
Fëmijët 2-5 vjeç mund të kryejnë falas vaksinën e gripit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shtuar këtë kategori te grupet e rrezikuara, ndërkohë që tashmë në çdo qendër shëndetësore janë shpërndarë 138 mijë vaksinat e nevojshme për të mbuluar këtë pjesë të popullatës.
Vaksina e gripit kryhet nëpër qendra shëndetësore, ku kategoritë që e përfitojnë falas janë të regjistruar.
Ndërkaq, sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, vaksina e gripit nuk jep probleme te fëmijët.
Fondi total i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për të gjithë programin e vaksinimit është 3 milion dollarë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.