Vidhte banesat në Orikum – Policia e Vlorës ndalon autorin
Policia e Vlorës ka ndaluar autorin e disa vjedhjeve të banesave në Orikum në kuadër të masave të marra për kapjen e personave kriminalë në fushën e vjedhjeve.
Sipas njoftimit të Policisë, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi E.B banues në Vlorë, akuzohet për vjedhjen e banesave në pronësi pronësi të shtetasve E.P dhe M.D, në datën 14 Shtator 2018, në Orikum.
Po ashtu, E.B dyshohet të jetë edhe autor i 4 vjedhjeve të tjera. Konkretisht:
- ▪ Në datën 14.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit A.Sh, Orikum.
- ▪ Në datën 14.09.2018, vjedhja e shtetasit Y.L, Orikum.
- ▪ Në datën 18.08.2018, vjedhja e banesës së shtetasit A.R, Orikum.
- ▪ Në datën 11.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit J.K, Vlorë.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar:
- bizhuteri floriri me vlerë; unaza, varëse, vëthë, medaljon etj,
- mjete të ndryshme që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve; çekiç, kaçavida, çelësa mekaniku etj.
- tesha (rroba) të veshura për kryerjen e vjedhjeve, fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.