Studimi: “Produktet e bukurisë” mund të dëmtojnë fertilitetin ose të shkaktojnë kancer të gjirit

Përzierja e kimikateve që gjenden në produktet e bukurisë mund të dëmtojë pjellorinë e grave apo edhe të shkaktojë kancer të gjirit, sipas një studimi të ri. Studiuesit në Universitetin George Mason, në Virxhinia, zbuluan terrenin ndërmjet kimikateve të cilët përdoreshin gjerësisht tek produktet kozmetike dhe të kujdesit personal si dhe ndryshimet që u shfaqën në hormone riprodhuese.
Ekipi analizoi mostrat e urinës së 143 grave të moshës 18 deri 44 vjeç, të cilët nuk kishin kushte të njohura kronike shëndetësore dhe nuk kishin përdorur një kontroll rutinë të lindjeve. Ata të cilët përmbajnë një lloj kimikat e cila quhet parabene (një ruajtës që përdoren gjerësisht në produkte kozmetike), benzofenone (të përdorura si filtra UV) dhe bisfenol A në urinën e tyre u gjetën të kenë sasi jonormale të hormoneve riprodhuese të estrogjenit dhe të progresteronit.
Dr. Anna Pollack, ndihmës profesoreshë e shëndetit global dhe të komunitetit në Universitetin George Mason, tha: “Ky studim është i pari që shqyrton përzierjet e kimikateve që përdoren gjerësisht në produktet e kujdesit personal në lidhje me hormonet në gratë e shëndosha të moshës riprodhuese.
“Ajo që duhet të heqim nga ky studim është se ne mund të duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me kimikatet në produktet e bukurisë dhe kujdesit personal që përdorim. “Kemi tregues të hershëm se kimikate të tilla si parabenat mund të rrisin nivelet e estrogjenit.
“Nëse kjo gjetje konfirmohet nga kërkime shtesë, mund të ketë implikime për sëmundjet e varura nga estrogjeni, siç mund të jetë kanceri i gjirit”. Studimi, i titulluar Ekspozimi ndaj bisfenol A, chlorophenols, benzofenones dhe parabens në lidhje me hormonet riprodhuese në gratë e shëndetshme: Një qasje e përzierjes kimike u botua kohët e fundit në revistën shkencore Environment International.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.