‘Vjeshtë e pazakontë’ – SHMU publikon parashikimin javor të motit për të gjithë vendin
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se përgjithësisht moti gjatë kësaj jave do të jetë me kthjellime e zhvillime vranësirash, këto më të theksuara në pjesën jugore të vendit ndërsa reshjet e shiut do të përfshijnë përkohësisht zonat jugore dhe ditën e enjte reshjet përkohësisht do të marrin intensitet mesatar.
Sipas informacionit era do të fryjë kryesisht nga kuadrati verior mesatare deri e vrullshme të enjten e të premten ndërsa qarkullimi i masave ajrore më të freskëta do të sjellë rënie të temperaturave minimale të paktën deri në mes javë dhe valëzimi në dete do të jetë i forcës 3 deri 4 ballë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.