VKM/ Kush është zëvëndësministrja e re e Turizmit dhe Mjedisit
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për të emëruar znj. Almira Xhembulla si zëvendësministre të Turizmit dhe Mjedisit.
Xhembulla ka qenë më herët deputete e Partisë Socialiste. Ajo ka lindur në Dibër dhe ka studiuar për Gjuhë-Letërsi si dhe ka përfunduar studimet master për Marrëdhënie Publike.
Po ashtu, ajo është trajnuar më tej në fusha të ndryshme ekspertize, si Avokatësi dhe Lobim në Oksford, “Zhvillimi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme” në Torino dhe shumë trajnime mbi menaxhimin e organizatave, zhvillimin rural dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, të gjitha këto nga ekspertë ndërkombëtarë. Që prej vitit 2002, ajo ka qenë pjesë e shoqërisë civile.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.