Vonesa e Brexit – Raporti i Bundestagut: Britania mund të përballet me probleme ligjore
Britania mund të përballet me probleme ligjore nga Bashkimi Europian nëse kërkon të vonojë marrëveshjen Brexit për shkak të ndikimit në zgjedhjet legjislative të BE. Paralajmërimi ka ardhur nga një raport ligjor (jo i detyrueshëm) i parlamentit gjerman i hartuar për t’iu ardhur në ndihmë ligjvënësve.
Ndërkohë, të mërkurën kancelarja Merkel deklaroi të mërkurën se nëse Britanisë do t’i duhej më shumë për t’u shkëputur nga blloku, ajo nuk do ta refuzonte një gjë të tillë. Por, raporti ligjor ngre dyshime nëse Berlini mund të mbështesë një vonesë më të gjatë për marrëveshjen Brexit.
“Në të gjitha skenarët, dispozitat ligjore duken të vlefshme për të mbrojtur legjitimitetin e Parlamentit Europian dhe vendimet e rij nga rreziqet politike dhe ligjore mund të shoqërohen me një afat të zgjatur”, thuhet më tej në raport.
Ndërkohë, Parlamenti i ardhshëm europian do të zgjidhet më 23-36 maj të këtij viti. Ndërsa Britania pritet të largohet nga BE më 29 mars, kryeministrja Theresa May ka dështuar deri më tani të bindë parlamenti që të mbështesë marrëveshjen e saj, duke rrezikuar një largim në mënyrë të parregullt nga blloku.
Nëse negociatat e Brexit do të shtyhen deri në formimin e Parlamentit të ardhshëm Europian dhe Britania nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, raporti i Bundestagut shton më tej se të drejtat e shtetasve të tij dhe të shtetasve të tjerë të BE-së që banojnë në Britani mund të shkelen.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.