Zvogëlohet qeveria e Johnson – Liberal demokratët pro-BE i marrin vende konservatorëve
Liberal demokratët pro-Bashkimit Europian në Britani, fituan vendet parlamentare të Brecon&Radnorshire nga qeveria konservatore, duke shtuar sfidat ndaj Kryeministrit Boris Johnson. Humbja e redukton mazhorancën e Johnson në vetëm 1 vend, përpara shfaqjes në Vjeshtë mes deputetëve mbi planin e tij për të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian, qoftë edhe pa marrëveshje. Qeveria e Boris Johnson varet që tani nga mbështetja e partisë së vogël të Irlandës së Veriut për mazhorancën në parlament dhe vetëm pak rebelë në partinë konservatore duhen për t’i hequr votat e nevojitura.
“Tkurrja e mazhorancës së Boris Johnson e bën të qartë se ai nuk e ka mandatin për të na nxjerrë ashpër nga Bashkimi Europian”, tha lideri i liberal demokratëve, Jo Swinson, që fitoi tashmë 13 vende në parlament. Votimi i Brecon erdhi pasi deputeti konservator Chris Davies u rrëzua nga një peticion, pasi ishte dënuar për falsifikimin e shpenzimeve. Liberal demokratja Jane Dodds fitoi 13,826 vota, Davies që kandidoi përsëri për konservatorët, mori 12,401, ndërsa partia e Brexit rezultoi e treta me 3,331 vota.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.