Zyrtare, publikohen emrat e pronarëve që legalizojnë ndërtimet e tyre. Kush përfiton kompensim financiar
Publikohet lista e personave që përftojnë të drejtën e kalimit të pronësisë për objektet informale dhe kompensimin financiar për pronat e zëna.
Sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave miratohet kalimi i të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfitues, për 352 (treqind e pesëdhjetë e dy) parcela ndërtimore dhe kompensimi financiar i pronarëve për pasuritë e paluajtshme që preken prej tyre.
Bëhet fjalë për legalizimin e objekteve informale në qarqet Shkodër, Tiranë, Berat, Gjirokastër, Kukës, Durrës, Korçë, Fier dhe Elbasan.
Kompensimi bëhet për 13 028,35 m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 125 106 277,75 (njëqind e njëzet e pesë milionë e njëqind e gjashtë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e shtatë presje shtatëdhjetë e pesë) lekë.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.