Zyrtari i BQE shprehet mbi paketën e re stimuluese: “Jo likuiditet në ekonomi, por kushte më të mira financimi”
Banka Qendrore Evropiane po synon kushte të favorshme financimi në vend që të pompojë një sasi të caktuar likuiditeti në ekonomi me vendimin e saj të fundit stimulues, tha të Premten politikëbërësi i BQE Francois Villeroy de Galhau.
BQE tha të enjten se ishte duke rritur madhësinë e përgjithshme të Programit të saj të Blerjes Emergjente Pandemike (PEPP) me 500 miliardë euro në 1.85 trilionë euro. Ajo e zgjati skemën me nëntë muaj deri në Mars 2022.
Villeroy, i cili është gjithashtu kreu i bankës qendrore të Francës, tha në radion BFM Business se qëllimi nuk ishte “të investohej një shumë e caktuar çdo muaj, por më tepër një rezultat”, i cili është në kushte të favorshme financimi për ekonominë.
“Ne do të bëjmë më pak nëse kushtet e financimit mbeten të favorshme si sot. Nëse nevojitet e kundërta, ne do të bëjmë më shumë,” tha ai.
Villeroy gjithashtu tha se BQE po mbikqyr nga afër kursin e këmbimit me tregtimin e euros në nivelin më të lartë që nga Prilli 2018.
“Ne nuk kemi një objektiv të kursit të këmbimit … por kemi një vigjilencë të fortë në lidhje me efektet e kursit të këmbimit në inflacionin. Ne jemi gati si rezultat i kësaj vigjilence të përdorim të gjitha instrumentet tona,” tha Villeroy.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.