Zyrtari i lartë i mjekësisë amerikane: “Një valë e dytë e Covid-19 do të ishte katastrofike!” – Arsyet
Robert Redfield, Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, tha të martën se ndërsa SHBA dukej se po afron kulmin e rasteve për shpërthimin aktual të COVID-19, një valë e dytë mund të ishte edhe më e keqe.
Në një intervistë për The Washington Post, Redfield tha se një tjetër shpërthim i koronavirusit në dimër mund të jetë më katastrofik për shkak të presionit që do të vendosej në spitale, edhe nëse deri atëherë zbulohet ndonjë kurë efektive.
Tashmë, sistemet spitalore në pikat e nxehta si qyteti i Nju Jorkut janë të stërngarkuar me pacientë dhe, në shumë raste, u mungojnë pajisjet e nevojshme mjekësore si ventilatorët dhe pajisjet mbrojtëse personale për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Redfield tha se një shpërthim dimëror i COVID-19 do të ishte veçanërisht katastrofik për spitalet dhe sistemet mjekësore që do të jenë në krye të sezonit të zakonshëm të gripit të dimrit dhe nivele më të larta të sëmundjeve të tjera që janë më të përhapura në muajt e dimrit, përfshirë pneumoni dhe bronkitin.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.