1859 apartamente gati në mars – Rama inspekton punimet e rindërtimit në Durrës: Do sjellim fuqi punëtore nga jashtë
Nga Durrësi, ku ka qenë për të inspektuar punimet për rindërtim, Kreu i Qeverisë Edi Rama ka theksuar se hapja e shumë kantiereve të ndërtimit të në njëjtën kohë, ashtu siç është raportuar edhe më herët, ka nxjerrë në pah mungesën e fuqisë punëtore. Në Durrës vazhdon Faza e parë e rindërtimit që mundëson rikthimin e të prekurve nga tërmeti në 1859 apartamente deri në fund të marsit
Kryeministri Edi Rama ka qenë të martën në Durrës ku vazhdon Faza e parë e rindërtimit që mundëson rikthimin e të prekurve nga tërmeti në 1859 apartamente deri në fund të marsit, në godinat e pabanueshme ku nevojiten vetëm meremetime të thella. Gjatë vizitës, në zonën e Plazhit në Durrës, ku ka inspektuar punimet në një pallat të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama theksoi problemin që po haset me mungesën e fuqisë punëtore për të përballuar fluksin e ndërtimeve.
Nuk munguan as batutat me disa të rinj që qëndronin në kafene, të cilët Rama i pyeti përse nuk janë në punë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.