2 tezat e ndryshme: Pse arkat e kursimit familjar kanë formën e derrkucit?

Kur flitet për kursime, mendja të shkon te objekti i porcelanit apo plastikës me formë derrkuci që përbën edhe arkën e kursimeve, sidomos për fëmijët! Por pse kursimi lidhet me imazhin e një derrkuci? Tezat janë të ndryshme.
Disa mbështesin tezën se kjo rrjedh nga një zakon i hershëm i fshatarëve të cilët kur u tepronte ushqim, ia jepnin për të ngrënë derrit. E në fakt, në këtë mënyrë mbetjet ushqimore “investoheshin” në diçka tjetër, te kafsha që duke u shëndoshur sillte më shumë mish apo para në rast se shitej më vonë.
Të tjerë, mbështesin tezën se në mesjetë anglezët i ruanin monedhat në vazo që përbëheshin nga një argjilë e veçantë e emërtuar “Pygg”. Ky term është mjaft i ngjashëm me fjalën “Pig (derr) në gjuhën angleze e ndoshta për këtë arsye, arka e kursimit ka marrë formë e derrkucit duke gjetur një përdorim të gjerë nga shekulli i 19-të.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.