20 milionë euro për blerjen e energjisë – Procedurat e kryera nga KESH, në vetëm 2 javët e para të janarit. Çmimi mesatar, 227.98 euro/mwh
Mbi 20 mln euro janë shpenzuar nga Korporata Elektorenergjetik Shqiptare në 2 javët e para të muajit janar për blerjen e energjisë. Sipas të dhenave zyrtare nga ky dikaster, gjatë kësaj periudhe janë kryer disa procedura blerjeje, ndërkohë që çmimi mesatar me të cilin është siguruar energjia arrin në 227.98 euro/mwh. Blerjet e energjisë nga ana e KESH janë intensifikuar pas vendimit të qeverisë, që u miratuar në datën 21 dhjetor 2021, që ngarkon shoqërinë publike të prodhimit, të furnizojë Furnizuesin e Shërbimit Universal me të gjithë sasinë e nevojshme, për qëllime të plotësimit të kërkesës së plotë të Furnizuesit të Shërbimit Universal.
Ndërkohë që, i heq të drejtën Furnizuesit të Shërbimit Universal, që është një prej kompanive të krijuara nga ndarja e OSHEE-së që të sigurojë sasinë e nevojshme të energjisë me anë të shoqërisë publike të furnizimit në tregun e lirë, me të njëjtin çmim që kjo energji prokurohet në treg të parregulluar. Ndërkaq, menjehërë pas miratimit të këtij vendim KESH ka realizuara një sërë proceduarsh për blerjen e energjisë, ku përveç shpenzimeve për muajin janar, për periudhën 22-31 dhjetor 2021 janë shpenzuar edhe 6.9 mln euro të tjerë.
Ndërkaq, ndryshe nga platfroma online e OSHEE, ku publikohen rezultatet dhe kompanitë, nga të cilat është siguruar energjia, në rastin e KESH, këto të dhëna nuk janë publike. Paralelisht, vendimi I dhjetorit I ka dhënë të drejtë kompanisë publike të prodhimit të energjisë t’i drejtohet tregut ndërkombëtar për të marrë përkohësisht me qera asete gjeneruese termike shtesë, të cilat mund të instalohen dhe lidhen lehtësisht me Rrjetin e Transmetimit të Energjisë në Shqipëri.
Për kët arsye KESH ka hapur procedurën konkurruese, përmes të cilës synon të marrë me qira për një periudhë 2-vjeçare një aset gjenerues termik të energjisë, me kapacitet 110 – 130 MW. Impianti do të jetë i lundrueshëm, teksa vendi i pozicionimit parashikohet të jetë baseni i Triportit, në afërsi të TEC-it të Vlorës.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.