“30 ditë në det” – Policia e Shtetit pjesë e operacionit ndërkombëtarë kundër ndotjes
Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një tjetër operacion ndërkombëtar, këtë herë kundër ndotjes në det.
“Operacioni njëmujor (1-31 tetor) i koduar ’30 Ditë në Det ‘, me synim krimet e ndotjes detare në nivel global, u zhvillua me përfshirjen e 276 agjencive të zbatimit të ligjit dhe agjencive mjedisore në 58 vende në të gjitha rajonet, ku u zbuluan mbi 500 shkelje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shkeljet e ndotjes detare të zbuluara përfshijnë shkarkimet e paligjshme të vajrave dhe mbeturinave nga anijet, hedhja e paligjshme e mbeturinave në det, shkelja e rregullave të shkarkimeve të anijeve si dhe incidentet e paligjshme të ndotjes në lumenj, në bregdet dhe në vende të tjera në tokë (pranë detit).
Autoritetet në Shqipëri parandaluan një rast ndotje duke siguruar ujërat përreth, ku një mjet peshkimi që po mbytej kishte 500 litra naftë me vete.
“Më shumë se 58 inspektime u ndërmorën në hapësirën detare të Shqipërisë, gjatë të cilave u kryen 91 kontrolle të mjeteve detare, u kryen më shumë se 135 orë punë, u angazhuan 150 forca dhe 49 mjete lundruese. Gjatë operacionit janë kontrolluar 104 mjete lundruese për ndotje detare. Gjatë operacionit u konstatua një rast i ndotjes detare në Portin e Durrësit nga një mjet peshkimi i cili u mbyt duke marrë me vete dhe një sasi hidrokarburi (naftë) prej 500 litra”.
Autoritetet morën masa të menjëhershme për pastrimin e zonës ku u kthye në gjendjen e mëparshme.
Shqipëria pranoi ftesën dhe mori pjesë në Operacionin e koduar “30 Ditë në Det” kundër krimit të ndotjes detare. Ky operacion ishte i koordinuar nga Programi për Sigurinë Mjedisore i Interpol-it dhe në partneritet të ngushtë me Europol.
Policia e Shtetit pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar.Operacioni kundër ndotjes detare i koduar "30 ditë në det".Operacioni i koordinuar nga Programi për Sigurinë Mjedisore i Interpol-it dhe në partneritet të ngushtë me Europol.Operacioni i parë global i zbatimit të ligjit kundër krimeve të ndotjes detare. Shqipëria pranoi ftesën dhe mori pjesë në Operacionin e koduar “30 Ditë në Det” kundër krimit të ndotjes detare.Operacioni njëmujor (1-31 tetor) i koduar '30 Ditë në Det ', me synim krimet e ndotjes detare në nivel global, u zhvillua me përfshirjen e 276 agjencive të zbatimit të ligjit dhe agjencive mjedisore në 58 vende në të gjitha rajonet, ku u zbuluan mbi 500 shkelje. Shkeljet e ndotjes detare të zbuluara përfshijnë shkarkimet e paligjshme të vajrave dhe mbeturinave nga anijet, hedhja e paligjshme e mbeturinave në det, shkelja e rregullave të shkarkimeve të anijeve si dhe incidentet e paligjshme të ndotjes në lumenj, në bregdet dhe në vende të tjera në tokë (pranë detit).Autoritetet në Shqipëri parandaluan një rast ndotje duke siguruar ujërat përreth, ku një mjet peshkimi që po mbytej kishte 500 litra naftë me vete. Më shumë se 58 inspektime u ndërmorën në hapësirën detare të Shqipërisë, gjatë të cilave u kryen 91 kontrolle të mjeteve detare, u kryen më shumë se 135 orë punë, u angazhuan 150 forca dhe 49 mjete lundruese. Gjatë operacionit janë kontrolluar 104 mjete lundruese për ndotje detare.Gjatë opracionit u konstatua një rast i ndotjes detare në Portin e Durrësit nga një mjet peshkimi i cili u mbyt duke marrë me vete dhe një sasi hidrokarburi (naftë) prej 500 litra.Autoritetet morën masa të menjëhershme për pastrimin e zonës ku u kthye në gjëndjen e mëparshme.Në Shqipëri, morën pjesë në Operacion: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Forca Detare/Roja Bregdetare, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Inspektoriati i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave e Turizmit dhe Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.Në Shqipëri u krijua një rrjet i përbërë nga 5 koordinatorë institucionalë, të cilët drejtuan veprimet operacionale në institucionet përkatëse dhe bashkërendimin e tyre ndërmjet instit
Posted by Policia e Shtetit on Tuesday, November 13, 2018
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.