300 vende të reja pune në Berat, Rama: Deri në fund të vitit përmbushim objektivat
300 vend të reja pune ofrohen nga Panairi i Punës të çelur në Berat këtë të dielë. Vendet e punës janë të profileve të ndryshme, ndërsa Zyrat e punësimit janë duke ndërmjetësuar me bizneset sidomos për punësimin e familjeve të dala nga skema e ndihmës ekonomike.
Kryeministri Rama gjatë vizitës së panairit deklaroi se deri më tani nga zyrat e punës janë kryer 10 mijë punësime, ndërsa shtoi se deri në fund të viti do të përmbushet objektivi për punësimin e 25 mijë individëve.
“Këtu në Berat kemi zyra pune shumë aktive, kanë realizuar objektivat. Presim rezultatet e majit, por bazuar në marsin dhe prillin që fillojë një proces me objektiva të qarta për çdo zyrë pune dhe ën projeksionet e majit deri më tani, prekim tavanin e 10 mijë individëve të punësuar vetëm nga zyrat e punës. Kështu objektivit për 25 mijë të punësuar vetëm nga zyrat e punës deri ën fund të vitit, pavarësisht çfarë punësimi bëhet jashtë këtij procesi ku bizneset operojnë vetë, objektivi jonë është i realizueshëm. Është një objektiv domethënës, për të thënë se kush vërtet kërkon punë dhe nuk pret në kafe punën në shtet, mund të fillojë një punë. Natyrisht që në një pjesë të konsiderueshme këto vende pune janë me paga më të ulta, por fillohet me pagë të ulët dhe pastaj rritet, siç kemi parë në gjithë eksperiencat këtyre panaireve”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.