5.5 mln USD për fëmijët e rrugës – Xhaçka: Fondi i OKB është garanci për arritjen e objektivave
Organizata e Kombeve të Bashkuara ofron 5.5 milion dollarë asistencë për dy vite, që do të shkojnë për fëmijët në situatë rruge në Shqipëri.
Ministria e Mirëqenies Sociale ka firmosur marrëveshjen me përfaqësues të kësaj organizate për këtë ndihmë, e cila sipas ministres Xhaçka do të shkojë për kthimin e qendrës sociale multifunksionale “shtëpia e ngjyrave” në një vend i cili do të ofroj gjithçka për këtë kategori.
Xhaçka shprehu vullnetin e plot të Ministrisë që ajo drejton për forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në situatë rruge. Ministria e Mirëqenies Sociale vlerësoi këtë fond si garanci për arritjen e objektivave.
“Shtëpia e ngjyrave” është një qendër multifunksionale e cila ofron shërbime arsimore, edukative, shëndetësore, psikosociale dhe kulturore për rreth 50 fëmijë që e frekuentojnë atë çdo ditë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.