5300 qytetarë, vetdeklarim banese – UKT nis pasurimin e sistemit, më tej verefikim në terren!
Rreth 5300 qytetarët janë paraqitur pranë zyrave të Ujësjellës Kanalizime Tiranë për të bërë vetëdeklarimet sa i përket sipërfaqeve banuese, mbi të cilat do të aplikohet taksa e re e banesës. Në momentin e vetëdeklarimit, secili nga individët njihet edhe me taksën që do të paguajë, pasi bëhet përllogaritja përkatës mbi bazën e formulës, vlera e ndërtesës x 0,05%, për ndërtesën që shfrytëzohet për banim. Qytetarët mund të kryejnë vetëdeklarimet në 12 pikat e UKT-së, me një kopje të kartës së identitetit, certifikatën e pronësisë me kartelën e pasurisë/ kontratë shitblerje, dhurimi ose shkëmbimi / akt privatizimi apo vetëdeklarim itë ALUIZNI-t, rivlerësim të fundit të pasurisë nëse ka dhe librezën e ujit apo një faturë UKT.
Afati për vetëdeklarim është data 15 Shtator, dhe më pas UKT do të nisë verifikimet në terren për të pasur në sistem të gjitha të dhënat e detajuara për banesat në kryeqytet. Nga detyrimi për të paguar këtë taksë, do të jenë të përjashtuara banesat sociale; ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre; ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetёm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetёm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë; ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Elisabeta D0sku/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.